75 Mall Live Search
08:58 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / Z S

Osmani takon ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, flasin për bashkëpunim midis dy vendeve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

Pas takimit Osmani përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se kjo vizitë dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon

‘’Sot mikprita ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon’’, ka shkruar Osmani./Indeksonline/