75 Mall Live Search
09:35 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / L A

Al-Nassr nuk dorëzohet: i propozon planin e ri Ronaldos për vazhdim të kontratës

Cristiano Ronaldo po lidhet me një largim nga Al-Nassr.

Mungesa e trofeve në Arabinë Saudite si edhe në kontinentin aziatik, e bëri Ronaldon që të mendojë qëndrimin e mëtejshëm te skuadra.

Klubi arab ka bërë propozimin prej 170 milionë euro në vit për “CR7”-n, gjatë këtyre ditëve.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Al-Nassr ka vendosur në listë të ngushtë disa lojtarë, mes tyre edhe Luis Diazin dhe David Hanckon.

Që nga ardhja e tij tek Al-Nassr, Ronaldo ka shënuar 93 gola dhe 19 asiste në 105 paraqitje./IndeksOnline/