Policia jep detaje nga vetaksidenti tragjik në fshatin Pavlan

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur të shtunën pas mesnate në fshatin Pavlan të Pejës.
Sipas policisë, drejtuesi i automjetit derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij ka humbur kontrollin mbi automjetin, me ç’rast është rrokullisur dhe përfshirë nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit si edhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e shoferit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.