75 Mall Live Search
10:49 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / S Z

Haziri: Jemi vonë, kjo situatë po i neverit qytetarët, partia fituese le të gjejë zgjidhje

Për të 25 herë me radhë deputetët e kuvendit do të mblidhen sot në përpjekje për konstituim kuvendi. E deputeti Lutfi Haziri tha se situatat e krijuar është bërë neveritëse.

“Fatkeqësisht një ditë po, një ditë jo, po përseritet situata e njëjtë. Mungesa e një vullneti politik, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë politike, tashmë është bërë e pavlefshme me përmend. Jemi vonë, është bërë neverike për qytetarët dhe për vet neve si përfaqësues. Por gjithmonë ka rrugë mundësi që duhet të shtjerrën deri në fund dhe të gjendet një rrugë. Nuk ka të bëjë për mua dhe LDK-në emri i përvetshëm, ka të bëjë parimi në mënyrë që konstituimi të finalizohet më shpejtë dhe një marrëveshje politke është përtej urgjencës. Sepse Kosova përfundimisht është në krizë politike”, tha ai./Indeksonline/