75 Mall Live Search
11:00 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / AR

E çuditshme/ Këngëtari largohet nga skena i futur në arkivol

Ikona e muzikës rock, Iggy Pop, mbajti një koncerti lamtumirës, të cilin fansat e shpallën si “të paharrueshëm”.

78-vjeçari doli në skenë pa bluzë teksa e mbylli shfaqjen, duke u futur në një arkivol dhe më pas duke u nxjerrë nga skena me karrocë, transmeton Indeksonline.

Pasi këndoi këngën e tij të fundit, Iggy, emri i vërtetë i të cilit është James Osterberg Jr. , bëri një deklaratë të guximshme.

Tifozët në rrjetet sociale publikuan foto dhe klipe nga dalja dramatike e rok-yllit të “Candy”, duke ndarë reagimet e tyre gjatë këtij procesi.

Një fans deklaroi: “Kjo është një lamtumirë e paharrueshme! Iggy Pop gjithmonë di si të bëjë paraqitje të forta”./Indeksonline/

@josiejosieleigh the coffin exit 💀 (also no way I held his hand?!) #iggypop #iggy #alexandrapalace #70smusic #70srock #70sbaby #1970 #rockstar ♬ Real Wild Child (Wild One) – Iggy Pop