75 Mall Live Search
11:31 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / L A

Al-Khelaifi: Të gjithë na kritikuan në fillim, por tani jemi më të mirët në Europë

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, shprehu lumturinë e tij pas fitimit të titullit të Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit, pas një fitoreje 5-0 ndaj Interit dje.

Al-Khelaifi tha: “Ky vit ka qenë shumë i veçantë; e nisëm keq, të gjithë na kritikuan dhe dyshuan në aftësitë tona, dhe tani, shumë nuk besuan në projektin dhe investimet tona… Sot, ne vërtetuam se jemi këtu, jemi kampionë, është e vështirë të besohet.”

Ai shtoi: “Të fitosh 5-0 është një arritje e mahnitshme, është një ëndërr. Ne mbrojmë flamurin francez, ne jemi një klub francez, e meritojmë këtë.”

“Ka shumë klube të mëdha në Francë; të gjithë kritikojnë Francën duke thënë se na mungon cilësia, por sot treguam se kemi lojtarë të mrekullueshëm.”

“Qëllimi ynë është të fitojmë përsëri; ka qenë një udhëtim pune i vështirë për 14 vjet, kishim ekipin e dytë më të ri në finale dhe po ndërtojmë diçka për të ardhmen. Kemi trajnerin dhe drejtorin sportiv më të mirë në botë; jemi një klub i shkëlqyer”, përfundoi Al-Khelaifi.

PSG-ja, nuk mendon të ndalet me kaq pasi që do të synojnë të triumfojnë edhe në Botërorin e Klubeve.