75 Mall Live Search
12:36 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / S Z

Avokati Bajraktari: Kjo që po ndodh në Hagë është përndjekje e jo drejtësi

Avokati Ardian Bajraktari, ka reaguar pas raportimit lidhur me dorëzimin e disa provave të reja nga prokuroria.

Ajo ka thënë se kjo situatë është përndjekje.

Postimi i plotë:

Kjo që po ndodhë në procesin gjyqësor në Hagë me ish-krerët e UÇK-së, është përndjekje, nuk është drejtësi!

Fakti që pas kaq vitesh proces gjyqësor të paraqiten “prova”, e të pranohen si të tilla, në fund të procesit gjyqësor, dëshmon qasje jo profesionale dhe mbi të gjitha qartazi është tentativë për zvarritje të këtij procesi, proces i cili edhe ashtu tashmë është i stërzgjatur. Qasja e tillë është shqetësuese, nuk ka të bëj më drejtësi, është përndjekje.

Aq më tepër kur kihet parasysh fakti që ish-krerët e UÇK-së mbahen në paraburgim, ndonëse kushtet ligjore si dhe praktika e GJEDNJ-së, së paku nga fillim prilli i këtij viti, janë plotësuar kushtet për zëvendësimin e masës së paraburgimit me ndonjë masë tjetër më të butë.