75 Mall Live Search
14:40 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / L A

Fanella e Son për finalen e Europa League në ankand, kalon shifrën e 30 mijë funtave

Tottenham Hotspur më në fund arriti të fitojë një trofe pas 17 vjetësh pritje.

“Spurs”, fituan Europa League për herë të tretë në historinë e tyre, ku mposhtën Manchester United me rezultat 1-0 në Bilbao.

Ndërsa vëmendja ishte te kurora e Tottenhamit, një artikull në veçanti ka tërhequr vëmendjen në tregun e koleksionistëve: fanella e Heung-min Son.

Edhe pse sulmuesi i Koresë së Jugut luajti në ndeshje, fanella që po shitet në ankand nuk ishte ajo që ai mbante veshur në fushë . Ishte një veshje zyrtare dhe e nënshkruar, e përgatitur për ndeshjen, por që nuk ishte përdorur kurrë.

Kjo nuk e pengoi atë të arrinte një vlerë mbresëlënëse. Pas dhjetëra ofertave në platformën Matchwornshirt , çmimi i fanellës ka tejkaluar 31,000 euro.

Tottenhami, mbylli sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi u pozicionuan në vendin e 17-të, por triumfi në Europa League e kualifikoi skuadrën angleze për në Champions League./IndeksOnline/