75 Mall Live Search
15:24 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / H F

Vdes mjeku palestinez që humbi nëntë fëmijë nga sulmet ajrore izraelite

Mjeku palestinez, Hamdi al-Najjar i cili humbi nëntë fëmijë në një sulm izraelit në fund të muajit maj, ka vdekur nga plagët e marra në të njëjtin sulm.

40 vjeçari, la pas gruan e tij Alaa al-Najjar, dhe djalin e tij 11-vjeçar Adam, i cili ende po merr trajtim për plagët.

Më 23 maj, pak para sulmit Alaa ishte larguar për në punë me burrin e saj, i cili më pas u kthye në shtëpi.

Pas kësaj nuk shkoi shumë kohë dhe një sulm izraelit goditi shtëpinë e tyre në zonën Qizan al-Najjar në jug të Khan Younis, duke vrarë nëntë nga 10 fëmijët e tyre dhe duke plagosur të 10-tin.

Gruaja e tij, Alaa, një specialiste pediatrie, po trajtonte viktimat e bombardimeve izraelite atë ditë kur fëmijët dhe burri i saj u sollën tek ajo.

Sipas mediave, Najjar pësoi plagë të rënda dhe mbeti në kujdes intensiv deri sa vdiq, gati një javë pas sulmit.