Ky është Jaguar F-Type më i shpejtë ndonjëherë
Lister, është një kompani britanike, e cila mirret me makina të garave dhe së fundmi edhe makina rrugore, ka modifikuar modelin Jaguar F-Type, tani me 666 kuajfuqi.
Bazuar në një F-Type R Coupe, Lister do të ndërtoj vetëm 99 njësi, me një çmim prej 139,950 funta.
Faturuar si makina më e shpejtë, më e fuqishme dhe më luksoze që ka ndërtuar ndonjëherë, ky F-Type do të prezantohet më 15 shkurt në Londër.
Megjithëse pamja e jashme tashmë është zbuluar, detajet e plota nuk janë bërë të ditura ende.
Ajo çfarë dihet është se shpejtësinë 0-100 km/orë e arrin për 3 sekonda dhe ka një motor 5.0 litra supercharged V8.
Kjo nuk është hera e parë që Lister dhe Jaguar kanë punuar së bashku. /IndeksOnline/