75 Mall Live Search
19:24 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / Burim

Askush nuk e ka pritur, ja ku pritet të luaj sezonin e ri Osimhen!

Sulmuesi nigerian Victor Osimhen do të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkaton e verës së ardhshme.

Pas sezonit të kaluar si huazim te Galatasaray, sulmuesi i Napolit mund të qëndrojë në Turqi, ku duket se ka gjetur qetësi dhe vazhdimësi.

Osimhen ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për transferime jashtë vendit. Shumë ekipe kanë kërkuar informacion, përfshirë Al-Hilal dhe disa klube angleze, por sipas Fotomac nuk ka oferta konkrete nga Arabia Saudite apo Evropa.

Juventusi, Chelsea dhe Manchester United thuhet gjithashtu se janë të interesuar për lojtarin, por asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë lëvizje konkrete.

Mundësia që lojtari të qëndrojë te Galatasaray po merr formë.

“Osimhen dëshiron të qëndrojë, ai ndihet i rilindur këtu. Negociatat me Napolin janë duke u zhvilluar dhe oferta konsiderohet e mirë. Ka 70% shanse që ai të qëndrojë”, shtoi komentatori turk Zeki Uzundurukan.