75 Mall Live Search
10:59 / E Martë, 03 Qershor 2025 / mp

Aksion i madh i policisë në Pejë, arrestohen edhe vëllezërit Vokshi

Një aksion i gjerë policor është duke u zhvilluar nga orët e hershme në disa qytete të Kosovës, ku njësitet për hetimin e narkotikëve, në bashkëpunim me prokurorinë, janë duke zhvilluar bastisje të koordinuara në disa lokacione që lidhen me persona të dyshuar për tregtim të substancave narkotike.

Indeksonline ka mësuar se deri tani në këtë aksion janë arrestuar katër përsona lidhur me trafikim substancash narkotike. Përveç Petrit Nikçit dhe Safet Lajqit të arrestuar janë edhe vëllëzërit Vokshi nga Peja, Eugen dhe Andi Vokshi.

Andi Vokshi në të kalurën ishte në kërkim ndërkombëtar nga Turqia për shitje të heroinës./Indeksonline/