E konfirmuar: Takimi i Osmanit me partitë politike për zgjedhjet lokale mbahet nesër

IndeksOnline më herët ka raportuar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim subjektet politike për nesër për t’u konsultuar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve lokale.
Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina, konfirmoi se pas konsultimeve presidentja do ta caktojë datën e zgjedhjeve.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjeherë pas konsultimeve, presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, tha Kupina për IndeksOnlinen.