Edhe 150 familje do të përfitojnë nga skema për izolim shtëpish

Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё ka njoftuar sot se do të mund të financohen izolimet e shtëpive edhe përreth 150 familjet e para në listën e pritjes të cilët kanë aplikuar vitin e kaluar, por nuk kanë hyrë në listën përfituese për shkak të parimit “kush aplikon i pari, përfiton i pari”.
Ky projekt i Ministrisë së Ekonomisë financohet nga European Union in Kosovo dhe zbatohet nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё.