“Mobilizimi vazhdon”, LDK-ja intensifikon aktivitetet në Ferizaj – Visar Azemi e sfidon Agim Aliun

Me afrimin e zgjedhjeve lokale, skena politike në Kosovë po gjallërohet gjithnjë e më shumë dhe Ferizaj nuk bën përjashtim.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur një mobilizim të gjerë në këtë komunë, duke organizuar takime me qytetarë, struktura lokale dhe degët e saj organizative në terren.

Të pranishëm në takim ishin edhe dy deputëtët, Jehona Lushaku dhe Paris Guri.


Burime nga brenda partisë i kanë thënë Indeksit se Visar Azemi pritet të dalë kandidat për kryetar të Ferizajt, që do ta rivalizojë Agim Aliun e PDK-së.
Ndërsa, është në fazën përgatitore intensive, me synimin për të rikthyer besimin qytetar dhe për të forcuar pozicionin e saj politik në një nga komunat më të rëndësishme të vendit.
