AAK-ja akuzon qeverinë në detyrë, për politizim të sektorit të ujit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaroi se ka nisur politizimi i sektorit të ujit.
Në një deklarim zyrtar dhe duke paraqitur statistika, AAK-ja thotë se me kjo gjë po kushton me miliarda litra ujë të humbur, shkruan IndeksOnline.
“Të dhënat zyrtare të raportuara nga vetë kompanitë në Ministrinë e Ekonomisë tregojnë se situata është përkeqësuar ndjeshëm. Me përjashtim të KRU Bifurkacioni dhe KRU Gjakova, të gjitha kompanitë e ujësjellësit në Kosovë kanë rritur humbjet e ujit, duke arritur një mesatare mbi 60%. Vetëm gjatë vitit 2024 janë humbur rreth 100 miliardë litra ujë – një sasi e frikshme për një vend që përballet me sfida të mëdha në menaxhimin e burimeve ujore” thuhet në deklarim.
Sipas AAK-së, rezultatet e qeverisë së Kurtit janë shqetësuese dhe larg pritshmërive dhe premtimeve të bëra më 2021, për reformat e thella në sektorin e ujit.
Ky është deklarimi i plotë i partisë:
Politizimi i sektorit të ujit po na kushton miliarda litra ujë të humbur
Kur në vitin 2021 Kryeministri Kurti premtoi një reformë të thellë në sektorin e ujit, publiku priste një ndryshim rrënjësor. Ai u përfshi drejtpërdrejt në procesin e përzgjedhjes së bordeve të kompanive të ujësjellësit, madje duke ftuar kandidatë potencialë në zyrën e tij, edhe para se të merrej vendimi zyrtar për emërimin e tyre. Pa dyshim, ky ishte një veprim që nuk ishte ndërmarrë më parë nga asnjë kryeministër. Por sot, katër vite më vonë, në përfundim të mandatit të kësaj qeverie, rezultatet janë shqetësuese dhe shumë larg pritshmërive.
Të dhënat zyrtare të raportuara nga vetë kompanitë në Ministrinëe Ekonomisë tregojnë se situata është përkeqësuar ndjeshëm. Me përjashtim të KRU Bifurkacioni dhe KRU Gjakova, të gjitha kompanitë e ujësjellësit në Kosovë kanë rritur humbjet e ujit, duke arritur një mesatare mbi 60%. Vetëm gjatë vitit 2024 janëhumbur rreth 100 miliardë litra ujë – një sasi e frikshme për një vend që përballet me sfida të mëdha në menaxhimin e burimeve ujore.
Zvogëlimi i humbjeve të ujit ka qenë gjithmonë një sfidë për këtë sektor, por asnjëherë më parë ato nuk kanë qenë kaq të larta. Madje, para vitit 2021, disa kompani kishin filluar të shënonin përmirësime. Kjo e bën edhe më të pashpjegueshme përkeqësimin e situatës, që sipas eksperteve të fushës, lidhet me qeverisjen joefikase dhe politizimin e skajshëm të bordeve dhe menaxhmenteve.
Me gjithë përkeqësimin e situatës në sektorin e ujit, mungon një reagim institucional nga ARRU, ndërsa edhe Zyra e Auditorit të Përgjithshëm duket se nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për të shqyrtuar nëse investimet dhe pagesat e qytetarëve po administrohen në mënyrë transparente dhe efikase.
Reforma e shumëpërfolur nga Kurti ka mbetur vetëm në letër, ndërkohë që sektori po përballet me një krizë serioze të menaxhimit. Kjo gjendje jo vetëm që dëmton interesin publik, por vë në rrezik edhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Nëse nuk ndërhyhet menjëherë për të rikthyer standardet profesionale dhe përgjegjshmërinë institucionale, problemet aktuale mund të marrin përmasa të pakontrollueshme në të ardhmen.
![May be an image of text that says 'KRU-t Prodhimi ujit [m Faturimi Prishtina Hidroregjioni- Jugor Hidromorava ujit [m²]Uji [m Uji humbur [m²] Bifurkacioni* Uji pafaturuar [%] 57 Hidrodrini* Mitrovica 59,390,000 31,485,607 9,087,374 8,182,764 24,853,142 12,084,961 16,202,875 161,286,723 25,347,000 8,765,025 4,369,279 4,394,689 10,030,744 744 3,879,741 72 Gjakova 34,043,000 22,720,582 4,718,095 3,788,075 14,822,398 8,205,220 52 46 60 8,434,971 65,221,449 68 7,767,904 96,065,274 48 60 (*KRU Bifurkacioni dhe Hidrodrini nuk kishin dorëzuar raportet vjetore vitin 2024- dhënat e paraqitura bazohen në raportin e vitit 2023.)'](https://scontent.fprn12-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/503751520_1241944014000818_1469013760320697253_n.jpg?_nc_cat=110&ccb=1-7&_nc_sid=833d8c&_nc_aid=0&_nc_ohc=d2lmhC-e_pYQ7kNvwEMLz6Z&_nc_oc=AdlIxGcAqyJYSUmhrnWX-Uy17lPjcU-yRrsQc3DoX3hl6IfWhWSU8n6ap8ttG9A5e6g&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent.fprn12-1.fna&_nc_gid=9ZY9sUC-8JiteBLJwRisLg&oh=00_AfLuIBQo7HEiHC0n3Ah162I1dhbScbFEOqZPZutkBdYQMQ&oe=6844CBEB)