Ballkani bëhet me drejtor të ri sportiv

FC Ballkani ka njoftuar se nga sot do të ketë një drejtor të ri sportiv.
Bëhet fjalë për Nderim Nexhipin, i cili edhe në të kaluarën ishte pjesë e ekipit, shkruan IndeksOnline.
“Ai gjithmonë ka qenë dhe mbetet njëri prej nesh, por tani rikthehet përsëri në fole për ta rimarrë pozicionin e drejtorit sportiv në klub dhe për të shkruar etapa të reja së bashku” thuhet në njoftimin e ekipit nga Suhareka.
Ky është postimi i plotë i klubit:
Të dashur tifozë dhe gjithë ju përkrahës të FC Ballkanit,
Kemi kënaqësinë që para jush ta prezantojmë njërin prej atyre që kontribuoi fort në fillimin e vazhdimin e sukseseve tona historike.
Ai gjithmonë ka qenë dhe mbetet njëri prej nesh, por tani rikthehet përsëri në fole për ta rimarrë pozicionin e drejtorit sportiv në klub dhe për të shkruar etapa të reja së bashku.
Mirë se rikthehesh Nderim Nexhipi
Na priftë e mbara, kampion!