75 Mall Live Search
20:11 / E Martë, 03 Qershor 2025 / Burim

Ukraina ftohet në samitin e NATO-s

Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina është ftuar në samitin e NATO-s në Hagë në fund të qershorit.

Pasi presidenti ukrainas u shpreh se mospjesëmarrja e vendit të tij në takim do t’i jepte “një fitore” presidentit rus Vladimir Putin , i cili kategorikisht e refuzon anëtarësimin e Ukrainës në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

“Ne kemi marrë një ftesë për samitin e NATO-s. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme”, tha Zelenksy pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Vilnius të Lituanisë.