75 Mall Live Search
21:23 / E Martë, 03 Qershor 2025 / L A

Luka Modriq drejt Milanit, nesër pritet të nënshkruajë kontratën

Luka Modriq me shumë gjasë do të qëndrojë në Evropë.

Kroati pritet ta realizojë ëndrrën e tij të fëmijërisë, për t’ju bashkuar Milanit.

Siç raporton gazetari Gianluca Di Marzio, Modriqin nga “Rossonerët” e ndan vetëm një nënshkrim pasi që pritet ta nënshkruajë nesër kontratën.

Modriq, kujtojmë se u largua nga Reali pas 13 vitesh ku kishte bërë 591 paraqitje, ku fitoi trofe të shumtë, mes tyre edhe “Topin e Artë” në vitin 2018./IndeksOnline/