75 Mall Live Search
08:13 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / MSH

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar se të gjitha shërbimet konsullore, si: pasaporta, letërnjoftime, certifikata, e të tjera, do të ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht.

Caktimi i terminit bëhet përmes platformës zyrtare elektronike e-Kosova.

Nga ambasada kanë dhënë edhe udhëzime se si duhet caktuar termini në këtë platformë:

– Hyni në platformën eKosova

– Zgjidhini: Shërbimet konsullore

– Klikoni: Terminet për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës

– Zgjidhini: Ambasada – Austria, Vjenë

– Zgjidhini shërbimin përkatës dhe vazhdoni me aplikimin

Më pas, sipas terminit të caktuar, shtetasit tanë atje duhet të paraqiten në Shërbimin Konsullor të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri.