Sonte gjysmëfinalja e UEFA Nations League, Portugalia kundër Gjermanisë

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja mes Kombëtares së Gjermanisë dhe Portugalisë, e vlefshme për UEFA Nations League për sezonin 2024/25.
Në stadiumin “Allianz Arena”, nga ora 21:00 zhvillohet kjo super gjysmëfinale, shkruan Indeksonline.
Kombëtarja ku luan Cristiano Ronaldo, nuk ka fituar ndaj Gjermanisë që nga viti 2000.
Kurse Gjermania e Nagelsmannit ka rezultate tejet pozitive ndaj portugezëve./Indeksonline/