Një i dyshuar sulmon dy vajza, ua dëmton edhe derën e banesës

Është arrestuar një person në Prishtinë për shkak të sulmit dhe kanosjes që ua bëri dy viktimave, femra kosovare.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:10, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë incidentit, i dyshuari viktimave ua dëmtoi edhe derën e banesës.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Kanosje”, “Sulm” dhe “Asgjësim i pasurisë”./IndeksOnline/