75 Mall Live Search
08:57 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / G T

Grumbullim joserioz! Çfarë po bën Valon Berisha në stërvitje te Kosova?

Kombëtarja e Kosovës dje gjatë ditës ka mbajtur seancën e radhës stërvitore para dy ndeshjeve miqësore që i zhvillon gjatë këtij muaji.

Në këto përgatitje papritur është parë edhe mesfushori i LASK Linzit, Valon Berisha, shkruan Indeksonline

Me muaj të tërë, Valoni është në Kosovë, por ende nuk dihet arsyeja pse lojtari ishte larguar nga skuadra austriake pa ndonjë komunikatë zyrtare.

May be an image of 5 people, people playing soccer and people playing football

Ai ishte deklaruar kinse është i lënduar, por dje mori pjesë në stërvitje te Kosova edhe pse trajneri Franco Foda nuk e futi në listë për këto dy ndeshje.

Berisha u stërvit me grupin dhe jo individualisht, duke treguar se ato deklaratat kinse është i lënduar, kanë qenë të rreme!

Mesfushori “dardan” ka kontratë me ekipin nga Bundesliga e Austrisë deri në vitin 2026, por e ardhmja e tij është në pikpyetje dhe ka gjasa që ndërron skuadër gjatë afatit kalimtar.

Kujtojmë se Kosova luan dy miqësore gjatë këtij muaji, ndaj Armenisë dhe Komorasit, të dyja në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Indeksonline/