Prishtina njofton tri largime nga klubi, dy nga ta të huaj

FC Prishtina gjatë ditës së sotme ka njoftuar largimin e tre lojtarëve.
Bëhet fjalë për lojtarët si Dashmir Elezi, Ronald Sobowale dhe Junior Ngatta.
Elezi dhe Sobowale, më marrëveshje të dy anëshme i kanë shkëputur kontratat, ndërkohë Ngattas i ka përfunduar kontrata që kishte me klubin kryeqytetas.
Kujtojmë se këtë sezon Prishtina, e mbylli në pozitën e 6-të me 48 pikë si dhe arriti të fitonte Kupën e Kosovës, pasi mposhti në finale Llapin./IndeksOnline/