Brahimaj: Kurti vazhdon ta mashtrojë popullin, por edhe Albulena Haxhiun

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka folur pak para fillimit të seancës së 26-të konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Brahimaj thotë se partia e tij nuk do të ndryshojë qëndrim as sot, përderisa sipas tij, Kurti vazhdon ta mashtrojë edhe popullin edhe Albulena Haxhiun.
“Për votimin e sotëm, vazhdojmë siç ka qenë. S’ka asnjë ndryshim – Kurti po vazhdon ta mashtrojë edhe popullin, por edhe Albulena Haxhiun, ku në njërën anë po thotë i kam votat për qeverinë, kurse për kryetaren e kuvendit s’po i ka.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do t’i japë zgjidhje këtij ngërçi”, deklaroi Brahimaj.