75 Mall Live Search
11:28 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / k.v

Seanca e kuvendit e caktuar më 5 qershor për shkak të festës së Kurban Bajramit

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 5 qershor 2025, pasi e premtja, 6 qershori, shënon festën e Kurban Bajramit.

Përzgjedhja e kësaj date u bë për të respektuar ditën festive dhe shmangur përplasjet me rregulloren që detyron mbajtjen e seancës brenda 48-orëve nga momenti i caktimit.