75 Mall Live Search
13:16 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / MSH

Haradinaj dhe Malaj flasin për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe Shqipëri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë në rajon, si edhe për proceset politike e strategjike që i presin të dy vendet. Një theks i veçantë iu kushtua sfidave me të cilat po përballet Kosova në fushën e sigurisë dhe në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

Haradinaj e falënderoi ambasadorin Malaj për kontributin e çmuar të tij dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës. Ai theksoi nevojën për koordinim të ngushtë dhe mbështetje të mëtejshme nga shteti shqiptar në proceset që ndodhen përpara Kosovës.

“Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur veprojnë së bashku, në mbrojtje të interesit kombëtar, në rrugën tonë drejt integrimeve dhe në garantimin e paqes e stabilitetit në rajon”, u shpreh Haradinaj.