Aksident i rëndë në “Aktash” të Prishtinës, lëndohet rëndë një pasagjer

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur çaste më parë, në Prishtinë.
Dy vetura u përplasen mes vete në rrugën “Gazmend Zajmi” në “Aktash”, shkruan IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet emergjente spitalore, duke iu ofruar ndihmën e parë të lënduarve.
Bazuar në konfirmimet fillestare, një nga pasagjerët ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: