75 Mall Live Search
14:02 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / G T

Oferta nga Arabia Saudite për Amir Rrahmanin

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka pranuar disa oferta pas përfundimit të sezonit aktual në Serien A.

Skuadra italiane preferon qëndrimin e kapitenit “dardan”, por Rrahmani dëshiron një aventurë të re, shkruan Indeksonline

Siç raportohet për Amir Rrahmanin ka të interesuar edhe nga skuadrat e Arabisë Saudite.

Nuk mungon as interesimi prej klubeve angleze, duke përfshirë këtu Tottenham Hotspurin.

Kujtojmë se Rrahmani nuk do të jetë në ndeshjet e muajit qershor te Kosova. Ai ka zgjedhur të pushojë./Indesonline/