75 Mall Live Search
15:49 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / A. M.

Bekë Berisha futet në lojë për Prishtinën: Po, qysh jo!

Zyrtarisht ende asgjë nuk është vendosur, por brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po qarkullon një emër i fortë për garën e ardhshme për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Bëhet fjalë për deputetin nga Istogu dhe anëtarin e AAK-së, Bekë Berisha.

Në një deklaratë për Indeksonline, ai nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit, duke e konfirmuar se tashmë janë në fazën e parë të diskutimeve.

“Jemi duke u konsultuar njëherë. Është propozim i disa aktivistëve. Na këtu e kemi një elektorat solid,” tha ai, duke lënë të hapur derën për një vendim zyrtar në javët në vijim.

Sipas tij, gjithçka do të bëhet me kujdes dhe në bashkërendim me strukturat e partisë, por qartazi entuziazmi i terrenit dhe kërkesat nga baza po e shtyjnë drejt një angazhimi më konkret.

“Po shikojmë mundësinë. Por si ta bëjmë, do t’ju informojmë. Po, qysh jo!”, u shpreh Berisha me stilin e tij karakteristik që nuk kalon pa u vënë re në skenën politike. /Indeksonline/