Bastoret favorizojnë Serbinë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Është afruar ndeshja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Serbisë e vlefshme për kualifikime në Kupën e Botës 2026.
Shumë bastore sportive janë duke e favorizuar Serbinë, edhe pse kjo e fundit është mysafire, shkruan Indeksonline
Serbia e ka kuotën 2.15 në sajtin “Stake”, kurse Shqipëria 3.60.
Kujtojmë që kjo ndeshje zhvillohet të shtunën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku pritet të jetë një atmosferë fantastike.
Më e keqja e këtij super takimi është mos-prezenca e tifozëve “Kuqezi”, të cilët për shkak të prishjes me FSHF-në nuk do jenë në stadium./Indeksonline/
