Biltata e ndeshjes Shqipëri – Serbi shiten në treg të zi, çmimet në ”qiell” (FOTO)

Kanë mbetur edhe tre ditë nga ndeshja mes Shqipërisb dhe Serbisë, e cila zhvillohet ditën e shtune, në stadiumin ”Arena Kombëtare” në Tiranë.
Kjo ndeshje ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm nga tifozët, ku FShF-ja ka njoftuar se janë bër mbi 200 mijë aplikime, ku sonte mbaron koha kur në bazë të shortit, ata që do të kenë fat do të paisen me biletë, shkruan IndeksOnline.
Disa prej tyre tashmë kanë pranuar aprovimin e biletave, e të njëjtit po i shesin ato përmes rrjeteve sociale me çmime marramendës.
Ka disa grupe në Facebook, Instagram e platforma të ndryshme që kanë publikuar informacione për shitjen e biletave.
Çmimi i tyre sillet prej 130 deri në 400 euro, derisa ato kryesisht janë blerë me çmim 2000 lekë, e kur konvertohen i bie 20 euro.
Federata Shqiptare e Futbollit përmes njoftime të njëpasnjëshme ka bërë të ditur se do të kontrollohen çdo detaj i aplikuesve, në menyrë që të shmanget shitja e tyre në tregun e zi, ku ka informuar tifozët se biletat do të jenë me emër të personalizuar, dhe do të verifikohen me dokumete nëse është i njëti person./IndeksOnline/







