75 Mall Live Search
23:54 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / S Z

Aksident i rëndë në rrugën e Tranzitit në Pejë, vetura godet motoristin (Pamje +16)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën e Tranzitit në Pejë, ku një veturë ka goditur një motoçiklist.

Nga pamjet që i posedon Indeskonline, shihet qartë se përplasja ka qenë e fuqishme, duke lënë pasoja serioze për drejtuesin e motoçikletës, i cili dëgjohej duke bërtitur, teksa tentonin ta fusnin në ndihmën e shpejtë.

Ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ofruar ndihmën e parë viktimës, i cili më pas është transportuar për trajtim mjekësor. /Indeksonline/