Albani dhe Miriami ndajnë momente familjare nga pushimet verore

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë publikuar disa foto dhe jë video në rrjete sociale, duke treguar momente të bukura nga pushimet e tyre familjare në bregdet.
Çifti i njohur i muzikës shqiptare shfaqet së bashku me fëmijët, teksa shijojnë ditët e relaksit dhe atmosferën verore pranë detit.
Në përshkrimin e postimit të tyre në Instagram, Cani ka shkruar: “Gjithçka që na duhej”, duke e përçuar ndjesinë e qetësisë dhe dashurisë që po përjetojnë në këtë periudhë.
Postimi është pritur ngrohtësisht nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar duke komplimentuar familjen.

