75 Mall Live Search
12:11 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / G T

Armando Broja afër ligës skoceze, sulmuesi shqiptar po kërkon klub të ri

Armando Broja ka përfunduar në  qendër të merkatos, teksa largimi nga Chelsea është çështje ditësh. Sulmuesi shqiptar është rikthyer te “blutë” pas huazimit tek Evertoni dhe tashmë nuk ndodhet as në planet e londinezëve.

Emri i tij është lidhur ngushtë me disa skuadra në Angli, Itali dhe jo vetëm. Por surprizë është skuadra e fundit që ka dalë në skenë për të. Celtic-u në Skoci duket se po shikon me interes pistën për transferimin e shqiptarit.

Skocezët kërkojnë përforcime në sulm dhe karakteristikat e 23-vjeçarit duket se kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve.  Siç dihet kartoni i Brojës është në pronësi të Chelseat dhe mbetet të shihet nëse “blutë” do të vazhdojnë ta huazojnë apo do ta shesin përfundimisht.

Gjithashtu nëse Broja do të kalonte në Skoci, do të kishte rival Nedim Bajramin. Ky i fundit luan me Rangers në kampionatin skocez.