Bekim Zejnullahu emërohet atashe i mbrojtjes, në Çeki

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar emërimin e kolonelit Bekim Zejnullahu, si atashe në Çeki.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci deklaroi se Republika Çeke ka miratuar kërkesën e Republikës së Kosovës, për të akredituar Zejnullahun si atashe jorezident të mbrojtjes, shkruan IndeksOnline.
“Një objektiv tjetër i përmbushur gjatë këtij viti, zgjerimi i rrjetit diplomatik të atasheve të mbrojtjes po ndodhë në vazhdimësi”, deklaroi Maqedonci.