Aleanca synon ta rikthejë Pejën, nominon Ali Berishën për Kryetar të komunës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se ka nominuar Ali Berishën, kandidat për kryetar të komunës së Pejës.
Ali Berisha, ish-kryetar i kësaj komune, ka qeverisur me Pejën, p╒r 5 vite e 8 muaj, nga viti 2008 deri më 2013, në atë kohë duke sjellur kthesë të madhe në qeverisjen lokale pas një periudhe të gjatë vendnumërimi.
Shtegu i shëndetit, Ndriçimi publik në qytet, rrugët me 4 korsi, fasadimi dhe ngjyrosja e objekteve në qendër të qytetit, digjitalizimi i Administratës, objekti i ri komunal, hyrje-daljet e qytetit, rregullimi dhe organizimi i varrezave të qytetit, kanë qenë projektet që kanë shënuar qeverisjen gati 6 vjeçare të Ali Berishes.
Ali Berisha ndryshe njihet si figurë institucionaliste dhe njeri që ka afti të punojë në ekip.
Lajmin për kandidaturën e tij, është pritur me interesim nga qytetarët dhe shoqëria civile.
Mandatet qeverisëse me Pejën, Berisha pothuaj ja kishte dalur ti fitonte me personin e ij prej mjeku dhe personaliteti gjithëpfshirës, duke ulur flamujt partiak në një komunë specifike si Peja, ku krimi shënonte rritje dhe
Njoftimi për kandidaturën ka ardhur në media nga Dega e AAK-së.
‘Në mbledhjen e Këshillit drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Pejë, u propozua dhe u nominua me votim unanim nga të gjithë anëtarët e Këshillit drejtues kryetari i degës Dr. Ali Berisha për kandidat për kryetar të komunës së Pejës në zgjedhjet komunale që do të mbahen këtë vit. Punë të mbarë e suksese! Ne do të jemi Alternativa e ndryshimit që po vjen!’-thuhet në komunikatë./RADIO 1/