Avokati i Popullit: Mbajtja në paraburgim e ish-krerëve të UÇK-së, trajtim jo i dinjitetshëm

Ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, e kanë refuzuar takimin me Avokatin e Popullit të Speciales.
Katërshja e Ushtrisë Çlirimtare, ka shpërthyer ndaj Speciales.
Ata akuzojnë Hagën për trajtim ç’njerëzor.
Kjo temë u diskutua sot edhe në emisionin Kosova Today.
Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, dha detaje lidhur me vizitën që ka pasur atje.
“Ne kemi pranuar shumë pak ankesa në lidhje me të burgosurit që mbahen në Hagë, por që në vizitën që kam pasur atje dhe i kam vizituar të burgosurit janë ngritur një sërë shqetësimesh, dhe më pas edhe në diskutimet që i kam pasur edhe me palët e interesuara e kam kuptuar që procesi mund të përballet me shumë dilema dhe nevoja për sqarim më të madh publik me kuptu që kjo gjykatë po garanton një gjykim të drejtë ashtu qysh e kërkon edhe Kushtetuta e Kosovës”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Ai theksoi se mbajtja në paraburgim për kaq kohë të ish-krerëve të UÇK-së, paraqet një trajtim jo të dinjitetshëm.