75 Mall Live Search
20:54 / E Premte, 06 Qershor 2025 / Gj. Sh

Kosova ”ëmbëlson” festën e Bajramit, e mposht Armeninë në ”Fadil Vokrri”

Festa e Kurban Bajramit është embëlsuar sonte edhe me fitoren e Kosovës.

“Dardanët” shënuan fitore ndaj Armenisë n ndeshjen miqësore e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me rezultat 5-2, shkruan IndeksOnline.

Kombëtarja armene ishte e para që kaloi në epërsi me një sutogol të portierit Amir Saipi.

Lumbardh Dellova me një supergol barazoi shifrat në minutën e 23-të.

Nuk vonoi shumë dhe pas gjashtë minutave, Armenia riktheu epërsinë me golin e Eduard Spertsyan. Me rezultat 1-2 u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, djelmoshat e Franco Fodës u futën all in për fitore dhe ia arritën qëllimit.

Mërgim Vojvoda u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 61-të, duke barazuar shifrat në 2-2.

Pas 10 minutave, Lindon Emërllahu i dha epërsinë për herë të parë Kosovës.

Albion Rrahmani vulosi fitoren me ”Dardanëve” duke shënuar dy gola në fundin e ndeshjes, në minutat 90-të dhe 90+3.

Kosova pas tre dite e luan edhe një ndeshje miqësore, kundër Comoros, më 9 qershor, në stadiumin ”Fadil Vokrri”./IndeksOnline/