Sonte ndeshja jetë a vdekje, Shqipëria pret Serbinë

Ndoshta është ndeshja më e shumëpritur për shqiptarët anë e mbanë globit.
“Kuqezinjtë”, do të ballafaqohen ndaj Serbisë në një ndeshje të vlefshme për kualifikim për Botërorin 2026.
Forca të shtuara të Policisë Shqiptare janë vendosur në kryeqytetin shqiptar, për të evituar ndonjë incident ndaj mysafirëve të cilët padyshim që nuk do të priten mirë nga tifozët.
Shqipëria dhe Serbia janë ballafaquar vetëm 2 herë, në atë ndeshjen në Beograd të cilët e fituan në tavolinë 0-3 si dhe në Elbasan ku u mposhtëm me rezultat 0-2.
Kujtojmë se ndeshja midis Shqipërisë dhe Serbisë, do të zhvillohet sonte në “Air Albania” të Tiranës, në orën 20:45./IndeksOnline/