75 Mall Live Search
08:25 / E Shtunë, 07 Qershor 2025 / Gj. Sh

Bilanci i ndeshjeve direkte mes Shqipërisë dhe Serbisë

Sot sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë kah Tirana.

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Serbinë, për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2026, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Arena Kombëtare” më fillim nga ora 20:45.

Kuqezinjtë kanë tre pikë të grumbulluara në dy ndeshje, derisa për serbët kjo është ndeshja e parë.

Deri më tani, në të gjithë historinë, Shqipëria dhe Serbia janë përballur dy herë mes vete.

Të gjithë e kujtojnë 14 tetorin e vitit 2014, kur në Beograd , tifozët serb u futen në fushë dhe sulmuan skuadrën shqiptare. Ndeshja u ndërpre dhe kuqezinjtë e fituan lojën me rezultat zyrtar 0-3.

Një vit më pas, me 8 tetor të vitit 2015, Shqipëria u mposht nga Serbia në stadiumin ”Elbasan Arena”, me rezultat 0-2.

Në fund të këtyre kualifikive, Shqipëria e asaj kohe e udhëhequr nga Giani De Biasi, arriti që për herë të parë në histori të kualifikohet në një Kampionat Evropian, pasi përfundoi si e dyta në grup./IndeksOnline/