Gjermania mposhtet nga Franca në luftën për vendin e tretë në UEFA Nations League

Franca ka arritur të sigurojë vendin e tretë në UEFA Nations League, pasi mposhti Gjermaninë me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar ditën e sotme.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë, me dy kombëtare të mëdha që synonin mbylljen me nder të këtij edicioni. Ishte Kylian Mbappé ai që hapi serinë e golave, duke shënuar në minutën e 45-të pas një aksioni të shpejtë dhe të organizuar nga “Les Bleus”, shkruan Indeksonline
Gjermanët tentuan të kthehen në lojë në pjesën e dytë, por nuk arritën të gjejnë rrugën drejt rrjetës. Përkundrazi, ishte Michael Olise ai që vulosi fitoren e Francës në minutën e 84-t, me një goditje të saktë nga brenda zonës.
Me këtë fitore, Franca siguron vendin e tretë në garën prestigjioze të UEFA Nations League, ndërsa Gjermania mbetet jashtë podiumit.
Ndërkohë, në orën 21:00 pritet të zhvillohet finalja e madhe mes Spanjës dhe Portugalisë, ku do të mësohet kampioni i ri i këtij edicioni./Indeksonline/
🚨🇪🇺 MICHAEL OLISE DOUBLES THE LEAD FOR FRANCE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) June 8, 2025
2-0 France.pic.twitter.com/zJJb0xlrXr