Ranieri po rikthehet sërish nga pensionimi? Tani e do Kombëtarja e Italisë!!

Claudio Ranieri mund të rikthehet për herë të tretë nga pensionimi.
Ish-trajneri i shumë skuadrave, përfshi Romën së fundmi, po flitet se mund të ulet në stolin e Kombëtares së Italisë, shkruan Indeksonline
Luciano Spalletti u largua sot nga stoli i “Azurrit”, për shkak të humbjes 3:0 ndaj Norvegjisë.
Dhe pikërisht për të zëvendësuar Spallettin është duke u flitur emri i Ranierit.
Ranieri së fundmi ishte te Roma, ku u rikthye nga pensionimi vetëm për të dërguar skuadrën italiane në garat e UEFA-s./Indeksonline/