Portugalia fiton për herë të dytë UEFA Nations League

Portugalia është shpallur kampione e UEFA Nations League 2025, pasi triumfoi ndaj Spanjës pas penalltive (5:3), në një ndeshje epike që përfundoi 2:2 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve.
Në një përballje dramatike dhe plot emocione, Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Portugalisë po ndeshen në finalen e UEFA Nations League, duke barazuar 2:2 pas kohës së rregullt. Të dyja skuadrat kanë dhuruar një spektakël futbolli që ka mbajtur tifozët të mbërthyer pas ekranit dhe në stadium.
Ndeshja filloi me një intensitet të lartë, dhe Spanja kaloi e para në avantazh falë një goli të shënuar nga Martin Zubimendi, i cili përfitoi nga një aksion i mirë i ekipit të tij. Megjithatë, Portugalia reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin me një gol të shkëlqyer të Nuno Mendes, duke rikthyer balancën në sfidë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1:1, duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë. Në 45 minutat e dyta, Spanja sërish mori epërsinë falë një goli të shënuar nga Mikel Oyarzabal, pas një pasimi të saktë brenda zonës. Por Portugalia nuk hoqi dorë dhe barazoi përsëri falë një goli të shënuar nga Cristiano Ronaldo, i cili realizoi pas një kombinimi të shkëlqyer me bashkëlojtarët e tij.
Rezultati 2:2 pas kohës së rregullt çoi ndeshjen në shtesa prej 30 minutash.
Në penallti, Portugalia fitoi me shifrat 5:3. Te Spanja e huqi sulmuesi Alvaro Morata./Indeksonline/