75 Mall Live Search
07:38 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / Z S

Pa lëvizje nga qëndrimet, deputetët tentojnë për herë të 29-të konstituimin e kuvendit

As pas përpjekjes së 28-të nuk është arritur konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Mungesa e arritjes së një marrëveshje politike mes partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Vetëvendosjes dhe partive opozitare ka bërë që vendi të futet në krizë të thelle institucionale, raporton IndeksOnline.

Vetëvendosja që disa seanca po bën përpjekje për votim të një komisioni i cili do të mbikëqyrte një votimi të fshehtë, përmes të cilit do të zgjidhej e propozuara e kësaj partie për postin e kryeparlamentarit.

Përpjekja për votim të fshehtë të Albulena Haxhiut për kryetare të kuvendit po refuzohet ashpër nga opozita.

Kjo situatë ka bërë që edhe pas seancës së 28-të mos të kemi konstituim të kuvendit.

Seanca e radhës do të mbahet sot në orën 11:00, deri me tani nuk kemi parë asnjë lëvizje për dalje nga ky ngërç, duke lënë të kuptohet se as në seancën e 29-të nuk do të kemi konstituim të kuvendit. /IndeksOnline/