75 Mall Live Search
08:33 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / L A

Ronaldo pas triumfit në Ligën e Kombeve: Për Portugalinë, nëse do të më duhej të thyeja këmbën, do ta bëja

Portugalia mbrëmë ka arritur të fitojë Ligën e Kombeve.

Ata mposhtën Spanjën pas ekzekutimit të penalltive 5-3, duke u bërë kombëtarja e parë që fiton 2 herë këtë garë.

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo mbrëmë shënoi gol duke bërë rezultatin 2-2, por u detyrua të lëshonte fushën pas një lëndimi.

“E ndjeva dëmtimin që nga ngrohja, më ka shqetësuar për një kohë. Por për Portugalinë, nëse do të më duhej të thyeja këmbën, do ta bëja. Është një titull, duhej të luaja dhe të jepja gjithçka”, u shpreh Ronaldo.

Portugalia do të nisë rrugëtimin për kualifikim në Botëror, në muajin shtator ku do të përballet me Armeninë./IndeksOnline/