Sot nis Java e Krenarisë në Prishtinë nën sloganin “Asnjë hap mbrapa”

Java e Krenarisë në Prishtinë nis nga sot më 9 dhe do të zgjasë deri më 14 qershor.
Prishtina Pride, me anë të një njoftimi për media, bën të ditur se hapja zyrtare do të mbahet në ndërtesën e qeverisë, duke filluar në orën 18:00.
Më tej shtohet se emri i kësaj jave është “Asnjë hap mbrapa”.
Sipas njoftimit ky slogan përfaqëson angazhimin për të qëndruar të fortë kundër lëvizjeve lokale e globale që po përpiqen të minojnë të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe dinjitetin themelor të të gjithë individëve pa dallim./Indeksonline/