75 Mall Live Search
10:15 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / AR

Të pasmet në tortë, modelja provokon për ditëlindje

Modelja dhe aktorja e njohur, Emily Ratajkowski, ka festuar ditëlindjen në mënyrë tejet unike dhe provokuese.

Ajo ka zgjedhur një tortë në formën e… të pasmeve! Po, e lexuat saktë, shkruan Indeksonline.

 Bukuroshja amerikane ka mahnitur ndjekësit dhe të ftuarit në festën e saj private me një tortë në formë trupore, e cila imiton në mënyrë perfekte të pasmet femërore të veshura me bikini të kuqe.

Veshur me një fustan elegant dhe të hapur, Emily është parë e buzëqeshur teksa qëndron pranë tortës së pazakontë, e cila ishte e dekoruar edhe me qirinj të shumtë.

Mesa duket, Emily Ratajkowski nuk ka frikë të thyejë tabutë dhe të përdorë humorin për të festuar siç di vetëm ajo./Indeksonline