75 Mall Live Search
10:38 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / L A

Reali tenton t’ia marrë Arsenalit nga duart Zubimendin

Mesfushori spanjoll, Martin Zubimendi, do të bëjë hapin e madh gjatë verës.

Spanjolli ishte afër t’i bashkohej Arsenalit, me marrëveshjen e cilësuar si tashmë të kryer.

Por sipas raportimeve të fundit nga gazetari spanjoll Jose Felix Diaz, situata ka ndryshuar pas një telefonate nga drejtuesit e Real Madridit.

“Madrilenët” e shohin atë si një përforcim në mesfushë dhe një zëvëndësues natyral i Luka Modriqit, që do të largohet nga Reali pas përfundimit të Botërorit të Klubeve.

Zubimendi ka bërë 48 paraqitje këtë sezon me Real Sociedadin, duke shënuar 2 gola dhe 2 asistime./IndeksOnline/