“Marre t’koftë, a unë po të rrezikoj a?”: Koci pasi Kurti iku i rrethuar me trupëroja

Avokati Arianit Koci ka reaguar edhe në Facebook, pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti, i rrethuar nga truprojat iku nga ai teksa po dilte nga Parlamenti i Kosovës.
Koci thotë se është e pakuptimtë që Kurti të dalë i rrethuar me 20 policë, përmes dyerve të garazhit të kuvendit.
“Marre t’koftë Albin – që nuk u ndale. A unë qenkam ai që po të rrezikoj, a?, shkruan avokati.
“Marre t’koftë, Albin – që nuk u ndale! Marre! Me hy në kuvend përmes dyerve të garazhës së Kuvendit, e me dalë i rrethuar me 20 policë – vërtetë nuk ka kuptim! A unë qenkam ai që po të rrezikoj, a? Unë, që po të pres me pyetje – me kërkesë për sqarim: 29 herë – kuvendi pa zgjidhje? Pse? Hajgare me popull a? Në vend që të ballafaqohesh – po futesh fshehurazi, e po del i mbrojtur si me qenë në rrezik lufte. Kjo është frikë, jo përgjegjësi. Lideri nuk ikë. Lideri del përballë”, përfundoi ai.
Koci e nisi protestën sërish sot para kuvendit pasi brenda tash e 29 herë nuk po arrihet të bëhet konstituimi i tij. Për këtë, avokati tha se do të qëndrojë gjatë gjithë javës përpara, madje paralajmëroi se edhe do të flejë aty./Indeksonline/